General

🎄Tur 5 Ditor Selanik – Stamboll – Sofje🎄

Cmimi 139 Euro

 22 – 26 Dhjetor 

Dita e Parë: Nisja nga Tirana në oren 5.00 dhe udhëtimi me autobuz nëpërmjet Kapshticës për në Selanik. Pushime të shkurtra gjatë rrugës. Mbrritja në Selanik. Sistemimi në Hotel.

Dita e Dytë: Mengjesi në hotel. Paradite, Vizitë panoramike e Selanikut, vizitohen: Sheshi Aristotel, Kulla e Bardhë, zona Tsimiski dhe monumente të tjera historike të qytetit. Vazhdon udhëtimi për në Stamboll. Pushime të shkurtra gjatë rrugës. Mbrritja në Stamboll. Sistemimi në Hotel.

Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Paradite, vizitë panoramike me guidë në Monumentet Kryesore të qytetit, si: Xhamia Blu, Hipodromi, Dollmabahce, njohja me Bazilikën e famshme të Shën Sofisë, shëtitje me autobus, kalimi mbi Bririn e Artë nëpërmjet Urës së Gallatës, kalim në urat e varura të Bosforit për të kaluar në Kontinentin Aziatik, vizitë në pikën turistike të Çam Lixha (pikën më të lartë të qytetit, kodra e të dashuruarve ). Mbasdite e lirë.

Dita e Katërt: Mëngjesi në Hotel. Udhëtim në Eminoy (stacioni i anijeve dhe jahteve për në Bosfor). Lundrim me anije për dy orë në Ngushticën e Bosforit në drejtim të Detit të Zi për të vizituar pjesën bregdetare të Stambollit, Evropën dhe Azinë, si dhe për të parë nga anija kalanë e vjetër, Rumelitisa. Pasdite, Nisja për në Sofje. Mbrritje në Sofje. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Pestë: Mëngjesi në Hotel. Vizitë në Monumentet Kryesore te qytetit të Sofjes. Udhëtimi i kthimit me autobus për në Tiranë. Pushime të shkurtra gjatë rrugës. Mbrritja në Tiranë.

Në pagesë përfshihen:
1. Udhëtimi me autobus
2. Akomodim në hotel
3. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
4. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.

Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithcka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume. (Sarajet e Sulltanit 10 Euro, Kisha e Shen Sofise 10 Euro, Cisterna 5 Euro, Shetitja me Anije 5 Euro, Akuariumi 12 Euro, Muzeu i Luftes 2 Euro )
3.Siguracioni jetes ne udhetim

#SHENIM

â–ş Akomodimi ne dhome Teke (single) ka pagese extra ne varesi te hoteleve ku qendrohet.

â–ş Nese krevati nuk do te jete dopjo , do te jene dy krevat teke te bashkuar.

► Per realizimin e ketij udhetimi numri minimal i pjesmarresve eshte 20

► Ne rast anullimi te udhetimit klienti njoftohet 3 dite para

â–ş Per rezervim, mund te paguani 50% te shumes tani, ndersa pagesen e plote deri 7 dite para nisjes.

â–ş Ne rast anullimi nga klienti pagesa e bere eshte e pakthyeshme.

â–ş Agjensia nuk mban pergjegjesi per personat e kthyer nga policia per arsye te ndryshme sic jane mungese dokumentacioni, espuls, etj.

Per rezervime: +355 69 99 61 122 / +355 68 33 33 887