General

PROGRAMI DY DITOR PER SKI NE KOLASHIN

Hotel Verde Complex & Spa 4* 2 Dite, € 59 

15 – 16 Dhjetor  

22 – 23 Dhjetor 

 

 

DITA E PARE: Ujevara e Niagares – Podgorice – Delta City shopping
Nisja nga Tirana ne oren 07:00. Ndalese gjate rruges per te konsumuar megjesin. Kalimi ne piken doganore Hani i Hotit. Pas doganes do bejme nje ndalese ne Ujvaren e Niagares (Podgorice).
Pas vizites ne Ujevaren e Niagares vazhdim i udhetimit per ne Podgorice ne qendren tregtare Delta City (me e madhja ne Malin e Zi). Kohe e lire per te konsumuar dreken ne restorantet e shumte dhe per te bere shopping. Akomodimi ne Hotel & Spa 4 yje ne Podgorices. Kohe e lire per te pushuar dhe per te perdorur spa e hotelit si jakuzzi, pishina dhe palestren.
Darka shtrohet buffe e happur ne restorantin e hotelit, ku ju mund te konsumoni cfare te deshironi. Pas darka e lire te frekuentoni klubet e nates te qytetit ne afersi te hotelit.

DITA E DYTE: SKI NE KOLASHIN
Mengjesi ne hotel (bufe e hapur). Pas mengjesit nisemi drejt Kolashines. Mberritja ne Kolashin rreth ores 10:30 dhe qendrimi atje deri ne oren 15:30. Kohe e lire per te bere Ski dhe per te konsumuar dreken ne restorantet e zones.
PISTA E SKIJIMIT NE KOLASHIN konsiderohet si me e madhja ne Malin e Zi, duke zoteruar 14 km hapsire per skijim te ndara ne pista te ndryshme skijimit sipas kategorive te veshtiresise.
Gjithashtu ndodhen edhe 6 teleferik per tu zhvendosur ne pistat e shumta te Kolashinit.
Pas drekes, rreth ores 15:30 nisja drejt Tiranes. Ndalesa rruges per kafe dhe pushim dhe mberritja ne Tirane ne darke.

►Ne cmim përfshihen:
1) Transporti sipas programit Tirane – Podgorice – Kolashin – Tirane
2) Akomodimin ne Hotel Verde Complex Luxury 4*S ne Podgorice
3) Mengjesi dhe Darka te cilat shtrohen buffe e hapur ne restoratin e hotelit
4) Perdorimi i qendres SPA (jakuzzi, pishina) dhe perdorimi i palestres
5) Guida gjate vendeve qe do te vizitojme

Shenim:

► Akomodimi ne dhome Teke (single) ka pagese extra ne varesi te hoteleve ku qendrohet.

► Nese krevati nuk do te jete dopjo , do te jene dy krevat teke te bashkuar.

► Per realizimin e ketij udhetimi numri minimal i pjesmarresve eshte 20

► Ne rast anullimi te udhetimit klienti njoftohet 3 dite para

► Per rezervim, mund te paguani 50% te shumes tani, ndersa pagesen e plote deri 7 dite para nisjes.

► Ne rast anullimi nga klienti pagesa e bere eshte e pakthyeshme.

► Agjensia nuk mban pergjegjesi per personat e kthyer nga policia per arsye te ndryshme sic jane mungese dokumentacioni, espuls, etj.

Per rezervime: +355 69 99 61 122 / +355 68 33 33 887