General

Ski ne Kolashin dhe tur ne Podgorice – Budva – Kotor 99€

21 – 23 Dhjetor 99 EURO 

🎁24 – 26 Dhjetor DARKE GALA KRISHTLINDJESH  TE FTUAR VENERA LUMANI LIND ISLAMI 119 EURO  🎁  

28 – 30 DHJETOR  99 EURO 

30 DHJETOR – 2 JANAR 3 NETE 4 DITE MUZK LIVE DATE 31 DHE DATE 1 CMIMI 204EURO  pa transport  LORENC HASRAMA & BAND

31 DHJETOR – 2 JANAR 2 NETE 3 DITE MUZIK LIVE DATE 31 DHE DATE 1 CMIMI 194 EURO me transport  LORENC HASRAMA & BAND

2 – 4 JANAR 119 EURO Muzik  LIVE

4 – 6 JANAR 99 EURO  

11 – 13 JANAR 99 EURO 

18 – 20 JANAR  99 EURO 

25 – 27 JANAR 99 EURO 

1 –  3 SHKURT  99 EURO 

8 – 10 SHKURT 99 EURO 

💝15 – 17 SHKURT  FUNDJAVE ROMANTIKE SHEN VALENTINI 💝

22 – 24 SHKURT  99 EURO 

1 – 3 MARS 99 EURO 

💐8-10 MARS FESTAT E MARSIT 💐

DITA E PARE: Ujevara e Niagares – Podgorice – Delta City shopping
Nisja nga Tirana ne oren 07:00. Ndalese gjate rruges per te konsumuar megjesin. Kalimi ne piken doganore Hani i Hotit. Pas doganes do bejme nje ndalese ne Ujvaren e Niagares (Podgorice).
Pas vizites ne Ujevaren e Niagares vazhdim i udhetimit per ne Podgorice ne qendren tregtare Delta City (me e madhja ne Malin e Zi). Kohe e lire per te konsumuar dreken ne restorantet e shumte dhe per te bere shopping. Akomodimi ne Hotel & Spa 4 yje ne Podgorices. Kohe e lire per te pushuar dhe per te perdorur Wellnes e hotelit si pishina , jakuzzi dhe palestren.
Darka shtrohet buffe e happur ne restorantin e hotelit, ku ju mund te konsumoni cfare te deshironi. Pas darka e lire te frekuentoni klubet e nates te qytetit ne afersi te hotelit.

DITA E DYTE: SKI NE KOLASHIN
Mengjesi ne hotel (bufe e hapur). Pas mengjesit nisemi drejt Kolashines. Mberritja ne Kolashine. Kohe e lire per te bere Ski dhe per te konsumuar dreken ne restorantet e zones.
PISTA E SKIJIMIT NE KOLASHIN konsiderohet si me e madhja ne Malin e Zi, duke zoteruar 14 km hapsire per skijim te ndara ne pista te ndryshme skijimit sipas kategorive te veshtiresise.
Gjithashtu ndodhen edhe 6 teleferik per tu zhvendosur ne pistat e shumta te Kolashinit. Pas drekes, rreth ores 15:30 nisemi drej Podgorices. Kohe e lire per te perdorur pishina, jacuzzi. Darka ne hotel.

DITA E TRETE: BUDVA – KOTOR – SHEN STEFAN

Mengjesi ne hotel. Pas mengjesit vazhdojme rrugen drejt qytetit te Kotorit ku do te vizitojme Portin e Jahteve, Qytetin e Vjeter, Kishat dhe Monumentet kryesore te qytetit.
Pas vizites ne Kotor, nisemi drejt qytetit te Budves, ku do te vizitojme: Qytetin e Vjeter, Portin e Jahteve, Kercimtaren e Budves. Pas vizites ne Budva nisemi drejt Tiranes. Ndalesa te shkrutra gjate rruges. Mberritja ne Tirane.

►Ne cmim përfshihen:
1) Transporti sipas programit Tirane – Podgorice – Kolashin – Tirane
2) Akomodimin ne Hotel Verde Complex Luxury 4*S ne Podgorice
3) Mengjesi dhe Darka te cilat shtrohen buffe e hapur ne restoratin e hotelit
4) Perdorimi i qendres Wellnes (jakuzzi, pishina) dhe perdorimi i palestres
5) Guida gjate vendeve qe do te vizitojme

KUJTESE:

► Akomodimi ne dhome Teke (single) ka pagese extra ne varesi te hoteleve ku qendrohet.

► Nese krevati nuk do te jete dopjo , do te jene dy krevat teke te bashkuar.

► Per realizimin e ketij udhetimi numri minimal i pjesmarresve eshte 20

► Ne rast anullimi te udhetimit klienti njoftohet 3 dite para

► Per rezervim, mund te paguani 50% te shumes tani, ndersa pagesen e plote deri 7 dite para nisjes.

► Ne rast anullimi nga klienti pagesa e bere eshte e pakthyeshme.

► Agjensia nuk mban pergjegjesi per personat e kthyer nga policia per arsye te ndryshme sic jane mungese dokumentacioni, espuls, etj.

Per rezervime: +355 69 99 61 122 / +355 68 33 33 887