General

Tur tre ditor ne Sofje 

 23 – 25 Dhjetor 

Cmimi: 89 Euro/personi

Dita e parë: Nisja nga Tirana me autobus  ne oren 05.00 te mengjesit,  në drejtim të Maqedonisë. Gjatë rrugës pushime per kafe dhe drekë. Mberritja në Shkup. Nisja nga Shkupi në drejtim te Bullgarisë. Mberritja në Sofje. Sistemimi dhe darka në Hotel.

Dita e dytë: Mëngjesi në Hotel. Vizitë në Monumentet Kryesore te qytetit: Fillon nga Hotel Sheraton Balkan, Kisha St. Nedelia, Statuja St. Sofia, Kisha St. Petka Samardjiiska, Kisha Cifute Synagogue, Tregu Qendror, St. George Rotanda, Presidenca, Sheshi Battenberg, Galeria Kombëtare e Arteve, Teatri Kombëtar “Ivan Vazov”, Kisha Ruse, Monument i Ushtarëve të Panjohur, Akademia e Shkencave Bullgare, Parlamenti, Monumenti i Mbretit Çlirimtar, Kisha St. Sofia, Katedralja Alexander Nevski dhe Crypt. Darka ne hotel.

Dita e tretë: Mëngjesi në Hotel. Pas mengjesit nisja për në Tiranë. Gjatë rrugës pushime të shkurtra për kafe dhe drekë. Mberritja në Tiranë.

Ne cmim perfshihet:

Udhetim me autobus komod
Hotel me 3* me mengjes dhe darke
Shoqerues shqiptar gjate gjithe udhetimit

Nuk perfshihet:

Gjithçka qe nuk eshte permendur me siper
Hyrje ne monumente dhe muzeume

KUJTESE:

► Akomodimi ne dhome Teke (single) ka pagese extra ne varesi te hoteleve ku qendrohet.

► Nese krevati nuk do te jete dopjo , do te jene dy krevat teke te bashkuar.

► Per realizimin e ketij udhetimi numri minimal i pjesmarresve eshte 20

► Ne rast anullimi te udhetimit klienti njoftohet 3 dite para

► Per rezervim, mund te paguani 50% te shumes tani, ndersa pagesen e plote deri 7 dite para nisjes.

► Ne rast anullimi nga klienti pagesa e bere eshte e pakthyeshme.

► Agjensia nuk mban pergjegjesi per personat e kthyer nga policia per arsye te ndryshme sic jane mungese dokumentacioni, espuls, etj.

Per rezervime: +355 69 99 61 122 / +355 68 33 33 887