Tur dhe plazh në Barcelonë – 399€

Price
From€399
Price
From€399
This tour does not accept online payments.

Proceed Booking

Save To Wish List

Adding item to wishlist requires an account

1832
Tour Details

TUR DHE PLAZH NE BARCELONE

 

➡️ 12  – 20 Qershor  –  399 €
➡️ 26 Qershor  – 4 Korrik –  419 €
➡️ 10  – 18 Korrik – 449 €
➡️ 24 Korrik – 1 Gusht – 479 €
➡️ 7 – 15 Gusht, 21 – 29 Gusht – 479
➡️ 4 Shtator – 12 Shtator – 419

 

 

Dita e parë: TIRANE – SPLIT – MILANO 

Nisja në orën 18:00 nga Tirana me autobus komod. Pas kryerjes së veprimeve doganore kufitare në Muriqan, vazhdimi i udhëtimit gjatë rivierës së Malit të Zi, do të bëhet një kalim pa ndalesa nga Bar, Budva dhe Tivati, ku me traget do te kalohet Gjiri i Kotorit. Vazhdohet udhëtimi me autobus në territorin Kroat. Vazhdimi i udhetimit tone drejt Milanos.

Dita e dytë : SPLIT – MILANO 

Mberritja ne Milano , Akomodimi ne Hotel, Kohe e lire per te pushuar rreth ores 18:00 nisim turin e vizitave  ku do të vizitohet Pallazo Sforzesco, Piazza del Duomo, Katedralja e Milanos, Galeria e Vitorio Emanuele II, Teatri La Scala. Në mbrëmje kthimi ne hotel.

Dita e tretë : MILANO – NICE –  BARCELONE 

Mëngjesi në hotel dhe më pas nisemi drejt Francës. Do të bejmë një tur kulturor për rreth 2 orë në Nicë, një ndër qytetet më të frekuentuara të bregdetit francez. Vazhdimi i udhëtimit për në Barcelonë. Ndalesa të shkurtra gjatë rrugës. Mbërritja në Barcelonë. Sistemimi në hotel.

Dita e katërt : BARCELONE – BARCELONE 

Mëngjesi në hotel, paradite vizitë me guidën e agjencisë tonë, tek monumentet e Barcelonës, Kodra Montjuic, Stadiumi dhe sheshet Olimpike, Palacio Catalan dhe Sheshin Espagna. Vizitë në akuariumin e Barcelonës dhe porti Vel i Jahteve. Vizitë në rrugën më të famshme në Barcelonë, La Rambla, ku prej atje do shkojmë në këmbë deri tek lagjet ku ndodhen veprat e Antonio Gaudit: Casa Batllo dhe Casa Mila ose La Pedrera. Akomodimi në hotel në Barcelonë.

Dita e pestë : Plazh Ne Costa Brava & Loret de Mar

Mëngjesi në hotel, më pas ditë e lirë në plazhin e Costa Bravës.

Dita e gjashtë: Plazh Ne Costa Brava & Loret de Mar

Mëngjesi në hotel, më pas ditë e lirë në plazhin e Costa Bravës.

Dita e shtatë : BARCELONE – MARSEJE 

Mengjesi ne Hotel Vizitë në Katedralen Sagrada Famiglia, më pas vizitë në Park Guell. 2 nga kryeveprat Boterore te ndertuara nga arkitekti i fame Boterore Antoni Gaudí vazhdimi i udhetimit tone drejt Marsejes, mberritja ne Marseje ne mesdite ku do te fillojme turin e vizitave ne  Monumenteve kryesore të qytetit: Bazilika e shek të 19 Notre Dame De La Garde, Pallati Longchamp, Harku i Triumfit Tour D’Aix,  Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e tetë : MARSEJE –  MONACO – VERONA

Mëngjesi në hotel, nisja nga Marseja drejte Verona, ku gjatë rrugës do ndalojmë në Monte Carlo për rreth dy orë, ku do vizitohet Pallati Mbreteror i Mbretit Alberti II dhe më pas do shëtisim në këmbë nëpër lagje, ku do vizitohet një nga Kazinotë më të famshme të Monte Carlos, “Monte Carlo Casino”. Pas vizitës, nisemi drejt Verona. Akomodimi në hotel.

Dita e nëntë: VERONA  –  TIRANE 

Mëngjesi në hotel, Pas mëngjesit nisim turin e vizitave ne Qytetin e Romeos dhe Zhuljetes Verones.Piazza delle Erbe nje nga sheshet me te njohura ku mund te gjesh gjithcka rreth bimeve aromatike te ndryshme, Piazza dei Signori, Piazza Bra dhe Rruga Mazzini. Brenda qendres do te vizitohen dhe disa nga kishat dhe katedralet qe e bejne Veronen te famshme si Katedralja e Verones, San Giovanni in Fonte, San Lorenzo, San Fermo, Santa Anastasia, Sant’Eufemia, and Santa Maria in Organo, me pas i drejtohemi Shtepise se Xhuljetes e bere e famshme nga Shekspiri ne vepren e tij Romeo dhe Xhuljeta. Nje vizite per te gjithe romantiket qe nuk duhet humbur. Gjithashtu per te pare eshte dhe varri i Xhuljetes. Per dashamiresit e muzikes Arena e Verones ofron evenimente te ndryshme gjate gjithe vitit dhe vlen per te permendur per vleren e saj arkitektonike si Koloseo. Vazhdimi i udhetimit tone drejt Kroacise, pergjate qyteteve si Split, Zadar, Dubrovnik. Mberritja ne Tirane.

Fundi i sherbimit tone.

 

Në çmim përfshihet:
– Udhëtimi me autobus komod.
– Akomodim në hotele me 3 dhe 4.
– Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
– Shëtitjet me autobus sipas programit.
– Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.

Në çmim nuk përfshihet:

-Taksa e turistit (1.5 euro / natë).
-Gjithçka që nuk është përmendur në këtë program
-Hyrjet në monumente dhe muzeume.
OPSIONALE EXTRA 50 EURO NESE KALOJME ME TRAGET DURRES – BARI NE VAJTJE 

#Shënim
-Akomodimi në dhomë Teke (single) ka pagesë ekstra në varesi të hoteleve ku qëndrohet.
-Nëse krevati nuk do të jetë dopjo , do të jenë dy krevatë tek të bashkuar.
-Për realizimin e ketij udhëtimi numri minimal i pjesëmarrësve është 20 (njëzet)
-Në rast anullimi të udhëtimit klienti njoftohet 3 ditë para.
-Për rezervim, mund të paguani 50% të shumës tani, ndersa pagesën e plotë deri në 7 ditë para nisjes.
-Në rast anullimi nga klienti pagesa e bërë është e pakthyeshme.
-Agjencia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sië janë mungesë dokumentacioni, espuls, etj.

-Fëmijët nga 0 deri në 2.9 falas.

-Nga 3 vjec deri në 6.9, 50% të shumës.

-Femijët nga 7 deri në 10.9 vjec paguajnë 70% të vlerës së paketës.

Photos
Matias Travel | Office
en_USEnglish
sqShqip en_USEnglish
WhatsApp chat