2 Ditë, Ski në Kolashin – 45€

Price
Price
Duke filluar nga 45€
Save To Wish List

Adding item to wishlist requires an account

6022
Tour Details

Tur 2 ditor, Hotel ‘Philia’ me 4 yje – 45€

Tur 2 ditor, Hotel ‘Voco’ me 5 yje – 55€ (Pishina, Sauna, Jakuzzi)

 

Datat e nisjes:

➡️ 11 – 12 Janar

➡️ 18 – 19 Janar

➡️ 25 – 26 Janar

➡️  1 – 2 Shkurt

➡️ 8 – 9 Shkurt

➡️ 15 – 16 Shkurt

➡️ 22 – 23 Shkurt

 

DITA E PARE: Ujevara e Niagares – Podgorice – Delta City shopping
Nisja nga Tirana ne oren 07:00. Ndalese gjate rruges per te konsumuar megjesin. Kalimi ne piken doganore Hani i Hotit. Pas doganes do bejme nje ndalese ne Ujvaren e Niagares (Podgorice).
Pas vizites ne Ujevaren e Niagares vazhdim i udhetimit per ne Podgorice ne qendren tregtare Delta City (me e madhja ne Malin e Zi). Kohe e lire per te konsumuar dreken ne restorantet e shumte dhe per te bere shopping. Rreth ores 17:00 akomodimi ne Hotelin përkatës (Voco 5* ose Philia 4*) ne Podgorices. Kohe e lire per te pushuar dhe per te perdorur SPA e hotelit si pishina, jakuzzi, sauna, banjo turke dhe palestren (për ata që akomodohen në Hotel ‘Voco’ 5*).
Darka shtrohet buffe e happur ne restorantin e hotelit, ku ju mund te konsumoni cfare te deshironi. Pas darka e lire te frekuentoni klubet e nates te qytetit ne afersi te hotelit.

DITA E DYTE: SKI NE KOLASHIN
Mengjesi ne hotel (bufe e hapur). Pas mengjesit nisemi drejt Kolashines. Mberritja ne Kolashin rreth ores 10:30 dhe qendrimi atje deri ne oren 15:30. Kohe e lire per te bere Ski dhe per te konsumuar dreken ne restorantet e zones.
PISTA E SKIJIMIT NE KOLASHIN konsiderohet si me e madhja ne Malin e Zi, duke zoteruar 14 km hapsire per skijim te ndara ne pista te ndryshme skijimit sipas kategorive te veshtiresise.
Gjithashtu ndodhen edhe 6 teleferik per tu zhvendosur ne pistat e shumta te Kolashinit.
Pas drekes, rreth ores 15:30 nisja drejt Tiranes. Ndalesa rruges per kafe dhe pushim dhe mberritja ne Tirane ne darke.

 

Ne cmim përfshihen:
1) Transporti sipas programit Tirane – Podgorice – Kolashin – Tirane.
2) Akomodimin ne Hotel Voco 5 yje ose Philia 4* ne Podgorice.
3) Mengjesi dhe Darka
4) Perdorimi i qendres SPA (pishina, jakuzzi, banjo turke, sauna) dhe perdorimi i palestres (hotel ‘Voco’).
5) Guida gjate vendeve qe do te vizitojme.

 

Ne cmim nuk përfshihet:

1) Pijet gjatë vakteve ushqimore.
2) Pajisjet e skive dhe shëtitjet me teleferik.
3) Hyrjet nëpër monumente ose muzeume.

4) Perdorimi i pishines dhe SPA per akomodimin ne hotel Philia 4*.

 

#Shënim
-Fëmijët nga 0 deri në 1.9 falas.
-Nga 2 vjec deri në 6.9, 50% të shumës.
-Femijët nga 7 deri në 10.9 vjec paguajnë 70% të vlerës së paketës.
-Akomodimi në dhomë Teke (single) ka pagesë ekstra në varesi të hoteleve ku qëndrohet.
-Nëse krevati nuk do të jetë dopio , do të jenë dy krevatë tek të bashkuar.
-Për realizimin e ketij udhëtimi numri minimal i pjesëmarrësve është 20 (njëzet)
-Në rast anullimi të udhëtimit klienti njoftohet 3 ditë para.
-Për rezervim, mund të paguani 50% të shumës tani, ndersa pagesën e plotë deri në 7 ditë para nisjes.
-Në rast anullimi nga klienti pagesa e bërë është e pakthyeshme nëse është bërë 48 orë para nisjes.
-Agjencia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme si përshembull: mungesë dokumentacioni, espuls.. etj.

Photos
Matias Travel | Office
en_USEnglish
sqShqip en_USEnglish
WhatsApp chat