Login

Sign Up

After creating an account, you'll be able to track your payment status and track the confirmation.
Username*
Password*
Confirm Password*
First Name*
Last Name*
Email*
Phone*
Country*
* Creating an account means you're okay with our Terms of Service and Privacy.

Already a member?

Login

Theth All Inclusive – 7.000 LEKE

Çmimi
Çmimi

7.000 LEKE

Save To Wish List

Adding item to wishlist requires an account

345
Tour Details

Udhëtim 2 ditor në Theth All Inclusive
Vizitohet: Theth & Shkodër
Çmimi 7000 Lekë
Data e udhëtimit : 4-5, 11-12 , 18-19 , 25 – 26 Maj

Programi:

Dita e pare:
Nisja nga Tirana ne oren 06:30 te mengjesit, pushime te shkurtra gjate rruges. Mberrijme ne Theth, ku akomodohemi ne bujtine. Konsumimi i drekes ne restorantin e bujtines. Fillojme vizitat sipas programit, Zbresim ne lugine dhe vazhdojme ecjen pergjate lumit. Vizitojme kishen. Pas kishes vizitojme Kullen e Ngujimit, ku jane pajtuar mbi 300 gjaqe, nga i gjithe bajraku i Shales. Vazhdojme ecjen drejt ujevares se Grunasit, e cila eshte një ndër bukuritë natyrore më të veçanta në alpet Shqiptare, shpallur monument natyre që mbrohet nga shteti. Ujëvara e Grunasit me trupin e saj te hollë me mbi 30 metër të larte së bashku me cirqet përreth dhe Mullirin e Blojës, formojne një nga vendet më interesante për t’u vizituar nga çdo turist që viziton Thethin. Ujëvara e Thethit ka si karakeristikë të veçantë faktin që uji i saj buron i gjithi nga një shkëmb dhe është ujë dëbore. Pushojme rreth 1 ore per te shijuar pamjen ose per te bere foto. Me pas kthehemi per ne bujtine. Konsumimi i darkes ne restorantin e bujtines. Lojera argetuese ose muzik gjate qendrimit ne ambjentet e bujtines .

Dita e dyte :
Ora 8.00 – 9.00 mengjesi me produkte te fresketa vendi (buke, djathe, recel, mjalte, qumesht, caj,veze,etj.) Pas ores 09.00 nisemi nga bujtina drejt Syrit te Kalter (Syri i Kaprese), kalojme uren e telit per te vizituar vaskat e gurit. Pamja e tyre eshte mjaft interesante pasi duke pasur forma krejtesisht te rrumbullaketa dhe te lemuara, ato ngjasojne pikerisht si vaska. Gjate udhetimit tone, duke qene se prurjet e ujit rrallohen, mund te freskohemi ne to. Keto masive shkembore finalizohen me nje pishine natyrale me uje te kristalte ku mund te bejme plazh.
Me pas vazhdojme rrugen drejt Syrit te Kalter. Vendndodhja e kësaj bukurie ështe në Kapre të poshtme, një nga fshatrat më të bukur të Alpeve. Gjate kthimit nga Syri i Kalter per ne fshatin e Thethit, vizitojme kanionin, i cili është rreth 2 km i gjatë dhe 60 metra i thellë, dhe varion nga 2-3 metra i gjerë deri në 30-40 m. Ka një bukuri të pakrahasueshme ku gjatë gjithë kohës ka ujë të mjaftueshëm për të apasionuarit e lundrimit me kanoe. (Udhetimi per tek syri i kalter mund te kryhet vetem me automjetet e zones dhe ka nje kosto extra prej 500 lekesh te reja per person ). Nisemi rreth oren 12:00, pushim per kafe dhe dreke ne Shkoder. Mberritja ne Tirane rreth ores 21:00. Fundi i sherbimit tone.
Sugjerohet te keni me vete :
-Veshje Sportive ,Kepuce per Hiking ose Atlete, Cante shpine, Shishe uji 1 Liter, rroba pambuku per nderrese, rroba banjo, Krem dielli, Kapele, Syze Dielli, fruta te thata, cokollata,

Shenim:
Nga fshati per te shkuar te ujevara e Grunasit zgjat 1 ore e 30 min ecje ne kemb vajtje ardhje .
Nga fshati deri tek vaskat ne Nderlyse ka dy menyra per te shkuar: 1. Ne kembe e cila kerkon rreth 2 ore ecje, 2. Me automjet. Duke qene se automjeti yne nuk mund te shkoje per arsye te terrenit te veshtire eshte nje zgjidhje opsionale qe te shkojme me nje nga automjetet e fshatit qe kryejne transportin.
Cmimi per te shkuar me automjet kushton 500 leke/personi vajtje-ardhje.

Ne çmim perfshihet
Udhëtimi me minibus komfort
Akomodim në bujtinen me te mire te zones, ne dhome 2-3she ose 4 she
Mengjesi + dreke + darka ( ne bujtine )
Guide gjate gjithe udhetimit

Ne çmim nuk perfshihet
100 leke hyrja ne kullen e ngujimit
500 leke automjeti i banoreve vendas per viziten ne syrin e kalter
Gjithcka qe nuk eshte permendur me siper

Photos
Matias Travel | Office
en_USEnglish
sqShqip en_USEnglish
WhatsApp chat