Strugë – Ohër, Tur 2 Ditor – €45

Price
From€45
Price
From€45
This tour does not accept online payments.

Proceed Booking

Save To Wish List

Adding item to wishlist requires an account

1584
Tour Details

 

PROGRAMI:

►Dita e parë:

 Nisja nga Tirana në orën 06:00, vazhdimi i udhëtimit tonë drejt Qafthanës, ndalesa të shkurtra gjatë rrugës për të konsumuar mëngjesin. Pas përfundimit të procedurave doganore, do të nisemi drejt qytetit të Ohër-it ku do të vizitojmë qytetin e vjetër, muzeun e ‘Ujit’, liqenin e Ohër-it, nga ku do të nisim një udhëtim prej 30 minutash me varkë. Rreth oërs 16:00, do të nisemi drejt qytetit të Strugës. Kohë e lirë për të viztuar qytetin në mënyrë individuale. Në mbrëmje, akomodimin në hotel ‘Prestige’ 4 yje. Në orën 20:00 do të shtrohet darka në hotel. Gjatë darkës mbrëmje festive me DJ deri në orët e para të mëngjesit.

►Dita e dyte:

 Pas mëngjesit në hotel rreth orës 09:00 nisemi drejt Shën Naumit ku do të vizitojmë kishën e vjetër të ‘Shën Naumit’ dhe do të shijojmë një peisazh piktoresk dhe clodhës. Më pas vazhdojmë udhëtimin tonë drejt doganës të Tushemishtit, pas përfundimit të procedurave doganore do të nisemi drejt Volorekës ose ashtu si njihet ndryshe, Driloni. Do të qëndrojme rreth 2 orë për të konsumuar vaktin e drekës. Kthimi në Tiranë rreth 21:00.

Përfundimit udhëtimit.

 

Në çmimin 45 euro përfshihet:

– Akomodimi në hotel ‘Prestige’ 4 yje

– Guidat sipas programit

– Transporti me autobus komod

– Mëngjesi dhe darka në hotel

– Mbrëmje festive me DJ

 

Pagesat e fëmijëve:
0 – 2 Vjeç (Falas)
2 – 11 Vjeç (70% të shumës)
Mbi 11 Vjeç – Pagesë e plotë

 

Në çmim nuk përfshihet:

1. Gjithcka që nuk është përmendur në këtë program.

2.Siguracioni i Shëndetit në udhetim

3. Shëtitja me varke qe kushton 3-5 euro / person.

 

#Shënim
► Akomodimi në dhomë Teke (single) ka pagesë ekstra në varesi të hoteleve ku qëndrohet.
► Nëse krevati nuk do të jetë dopjo , do të jenë dy krevatë tek të bashkuar.
► Për realizimin e ketij udhëtimi numri minimal i pjesëmarrësve është 20 (njëzet)
► Në rast anullimi të udhëtimit klienti njoftohet 3 ditë para.
► Për rezervim, mund të paguani 50% të shumës tani, ndersa pagesën e plotë deri në 7 ditë para nisjes.
► Në rast anullimi nga klienti pagesa e bërë është e pakthyeshme.
► Agjencia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sië janë mungesë dokumentacioni, espuls, etj.

Photos
Matias Travel | Office
en_USEnglish
sqShqip en_USEnglish
WhatsApp chat