29 Nëntor, Tur 3 ditor – Beograd & Prishtine – €89

Price
From€89
Price
From€89
29 November, 2019
Available: 50 seats
Room 1 :
Room 1 :
* Please select all required fields to proceed to the next step.

Proceed Booking

Save To Wish List

Adding item to wishlist requires an account

2659
Tour Details

Udhëtim 3 ditor në Beograd – Prishtinë 

Çmimi 89 Euro

Data e udhëtimit :

29 Nëntor – 1 Dhjetor

7 – 9 Dhjetor

 

Dita e pare:
Nisja nga Tirana në orën 05:00 me autobus drejt pikës kufitare të Hanit të Hotit. Pas kryrjes së formaliteteve kufitare nisemi në drejtim të Podgoricës e më pas drejt pikës kufitare Bjelopolje që lidh Malin e Zi me Serbinë. Nën sugjerimin e guidës dreka mund të konsumohet në qytetin e Kolashinës. Pas hyrjes në Serbi i drejtohemi një prej pikave më atraktive të ballkanit Zllatibor ose “Qyteti i Artë” dhe vazhdojmë rrugën për në qendrën administrative të Serbise Beograd. Mbasdite arrijmë në kryeqëndrën Sllave, akomodohemi në hotel. Darka e lirë.

Dita e dytë:
Pas mëngjesit fillojmë vizitat në Katadralen e madhe të Sv. Savës, vazhdojmë vizitën në Shtepinë e Luleve ish Resdenca qëndrore të Marshall Titos aty ku ndodhet dhe Mazoleumi i tij. Pas kësaj do të drejtohemi: në kalanë e madhe Kalemegdan, Beogradin e Ri, Urën e Re Ada mbi lumin Danub, Rrugën e Shkodranëve, Pallatin e Presidentit apo dhe atë të Parlamentit si dhe ndertesa të tjera muzeale. Pas kryerjes së vizitave do të drejtohemi në qëndrën tregtare USCE ku do të kemi mundësi të organizojmë shoping për rreth 2 orë. Në varësi të dëshirës së grupit dhe me pagesë ekstra mund të organizohet një udhëtim në lumin SAVA dhe DANUB. Në mbrëmje vizitë në rrugën më të famshme të Beogradit “Skadarska” ku do të keni mundësi të shijoni muzikën tradicionale të kulturës sllave.

Dita e tretë:
Mëngjesi në hotel. Pas mëngjesit nisemi drejt qytetit të Prishtinës. Ndalesë e shkurtër për të konsumuar drekën. Më pas nisemi drejt Tiranës.

Në çmim përfshihet:
– Udhëtimi me autobus sipas programit
– Akomodim në hotel
– Mëngjesi në hotel
– Shoqërues shqiptar gjatë udhëtimit

Në çmim nuk përfshihet:
-Gjithcka që nuk është përmendur në këtë program.
-Hyrjet në monumente dhe muzeume.
-Siguracioni i shëndetit në udhëtim

#Shënim
-Akomodimi në dhomë Teke (single) ka pagesë ekstra në varesi të hoteleve ku qëndrohet.
-Nëse krevati nuk do të jetë dopjo , do të jenë dy krevatë tek të bashkuar.
-Për realizimin e ketij udhëtimi numri minimal i pjesëmarrësve është 20 (njëzet)
-Në rast anullimi të udhëtimit klienti njoftohet 3 ditë para.
-Për rezervim, mund të paguani 50% të shumës tani, ndersa pagesën e plotë deri në 7 ditë para nisjes.
-Në rast anullimi nga klienti pagesa e bërë është e pakthyeshme.
-Agjencia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sië janë mungesë dokumentacioni, espuls, etj.


Whatsapp                     Whatsapp

Photos
Matias Travel | Office
Super Ofertat nga Matias TravelBonuse & Ulje për klientët e abonuar!

Përfitoni ULJE dhe Bonuse për turet & udhëtimet për personat që abonohen nga email, bëhu i pari që të marrësh ofertat tona të limituara!

Ju premtojmë që nuk do ju bezdisim... :)

en_USEnglish
sqShqip en_USEnglish
WhatsApp chat