Login

Sign Up

After creating an account, you'll be able to track your payment status and track the confirmation.
Username*
Password*
Confirm Password*
First Name*
Last Name*
Email*
Phone*
Country*
* Creating an account means you're okay with our Terms of Service and Privacy.

Already a member?

Login

5 Ditë Tur dhe Plazh në Korfuz!

Price
From€229
Price
From€229
This tour does not accept online payments.

Proceed Booking

Save To Wish List

Adding item to wishlist requires an account

626
Tour Details
Ky program do të realizohet në datat e mëposhtme:
  • 19 – 23 Qershor  – 229 Euro / person
  • 26 – 30 Qershor – 229 Euro / person
  • 10 – 14 Korrik – 249 Euro / person
  • 24 – 28 Korrik – 249 Euro / person

Akomodimi në hotelin ” Artistico ” 3 yje superior, ( I rinovuar në 2019 ).

Mëngjes dhe darka shërbehen në hotel në formën “buffe”. (pijet dhe dreka nuk përfshihen)

 

Dita 1: Tiranë -> Korfuz

Nisja nga Tirana në orën 00:15.

Vazhdimi i udhëtimit tonë drejt Igumenicës. Ndalesa të shkurtra gjatë rrugës, për të pushuar ose nevoja personale. Pas kalimit të kufirit në Qafë Bot, vazhdojmë udhëtimin tonë drejt ishullit të Korfuzit me traget rreth 1 orë e 30 minuta. Mbërritja në hotel rreth orës 12:30, akomodimi në hotel. Kohë e lirë për të pushuar deri në orën 16:00. Takimi me guidën në recepsionin e hotelit, nga ku do të nisemi për të vizituar qëndrën e qytetit të Korfuzit: Sheshin Venecian, Kalanë e vjetër Paleo Frouria… etj.  Kthimi rreth orës 19:30 në hotel, darka në hotel dhe më pas kohë e lirë për argëtimin në qytet sipas dëshirës.

Dita 2: Korfuz ( Plazh dhe vizitia në Paleokastritsa )

Pas mëngjesit në hotel rreth orës 10:00, nisemi drejt Paleokastristsës. Gjatë rrugë ndalesë në fabrikë e pijeve dhe likerëve ” Koum Kouat “.

Qërndrim në plazh deri në pasdite sipas dëshirës vizitë në akuariumin & manastirin e Paleokastrises.

Kthimi në hotel dhe darka në restorantin e hotelit. Mbrëmja e lirë..

Dita 3: Korfuz ( Plazh në Agios Gordios)

Mëngjesi në hotel.
Pas mëngjesit sugjerojme ti bashkoheni turit për në plazhin  Agios Gordios.
Qëndrim për plazh deri në pasdite në Agios Gordios.
Pasdite kthimi në hotel, dhe darka në restorantin e hotelit.

Personat qe nuk do të deshirojnë të ndjekin plazhin e sugjeruar nga Ne, mund te qëndroje në hotel për të bëre plazh në pishinën e hotelit ose plazhet afër hotelit.

Dita 4: Korfuz ( Plazh në Perema dhe vizitë në pallatin e Sisit )

Mëngjesi në hotel, në orën 10 takimi me guidën në recepsion për të vazhduar turin e vizitave në pallatin e Sisit. Deri në orën 13:00, më pas do të nisemi drejt plazhit të Perema. Koha e lirë për plazh deri në orën 18:00. Kthimi në hotel, darka në hotel dhe mbrëmja e lirë..

Dita 5: Korfuz ( Plazh në Dassia  )

Mëngjesi në hotel, nisemi drejt plazhit të Dassias. Qërndrim në plazh deri rreth orës 13:00. Më pas transferohemi drejt portit të Korfuzit ku me traget lundrojmë drejt Igumenicës. Vazhdim i udhëtimit drejt doganës së Qafë Botës. Mbërritja në Tiranë në darkë.

 

Përfshihet në çmim:

1) Transporti vajtie – ardhje me autobus sipas programit
2) Të gjitha shetitjet dhe transfertat në plazhet dhe qytetin e Korfuzit sipas programit
3) Katër netë akomodimi në KORFUZ në hotel 3 Yje superior dhe me pishinë
4) Përdorimi i pishinës së hotelit
5) Mëngjeset (buffe) në restorantin e hotelit
6) Darkat (buffe) në restorantin e hotelit
7) Shoqerues shqiptar gjate udhetimit dhe eksursioneve të cdo dite

Ne cmim nuk perfshihen:

1) Drekat  gjatë ditëve të udhetimit
2) Bileta e trageti të lundrimit Igumenice – Korfuz – Igumenice
3) Gjithcka qe nuk eshte përmendur në rubrikën përfshihet në çmim.

SHENIME
 Akomodimi në dhomë teke (sngle) mund të ketë extra pagesë në varësi të politikave të hoteleve ku qëndrojmë.
 Nëse krevati nuk do te jetë dopjo, atëherë do të jenë dy krevate teke të bashkuar.
 Agjensia nuk mban pergjegjesi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, espuls, etj.
 Nëse nuk i ka mbushur 18 vjec dhe udheton me njerin nga prinderit, i duhet patjeter prokure e noterizuar, dhe pashaporte.
Me ligjin e ri te miratuar këte vit, nëse nuk i ka mbushur 18 vjec dhe dëshiron te udhetoje pa praninë e 2 prinderve, duhet patjetër prokure ku pergjegjesia merret nga një person tjeter i familjes (me lidhje gjaku) që do te jetë pjesë e udhëtimit, dhe të keni pashaportë.

Photos
Matias Travel | Office
en_USEnglish
sqShqip en_USEnglish
WhatsApp chat