preloder

3 ditë në Mal të Zi – 79€

Price
From€79
Price
From€79
This tour does not accept online payments.

Proceed Booking

Save To Wish List

Adding item to wishlist requires an account

4174
Tour Details

Udhëtim 3 ditor në Ulqin Budva Kotor Perast 

Hotel Llolla 3 ose Scandinavia 3 vetëm 79€

Datat e udhëtimit:  

Shtator Tetor Nëntor
13 – 15 4 – 6 1 – 3
20 – 22 11 – 13 8 – 10
27 – 29 18 – 20 15 – 17
25 – 27 22 – 24

Vizitohet: Budva, Shën Stefan, Ulqin, Tivat, Perast, Kotor, Ada Bojana

Dita e parë: Tiranë – Budva – Perast – Ulqin
Nisja nga Tirana në orën 07:00. Ndalesë në pikën doganore Muriqan për kryerjen e proçedurave doganore. Pas doganës ndalojmë për të konsumuar mëngjesin. Nisemi drejt ishullit të njohur Shën Stefan. nisemi drejt qytetit të Tivatit. Qyteti i Tivatit cilësohet si më moderni në Malin e Zi. Aty ndodhet porti me luksoz i Jahteve në Ballkan, Porto Montenegro. Ndalesa e radhës do të jetë në qytetin e Budvës ku do të vizitojmë Kërcimtaren e Budvës, Qytetin e Vjetër, Citadelen, Portin e Jahteve. Pas vizitave në Budva nisemi në Ulqin. Akomodimi në Hotel në Ulqin ku është dhe darka e përfshirë.

Dita e dytë: Tivat –Kotor– Ulqin
Mëngjesi në hotel. Pas mëngjesit nisemi drejt Perastit, ku do të vizitojmë qytetin e vjetër dhe dy ishujt San George dhe Lady of Rock. Nisemi drejt qytetit te Kotorit, shetitje me anije në Gjirin e Kotorit. Do të vizitojmë Qytetin e Vjetër, Portin e Jahteve. Pas vizitave nisemi drejt Ulqinit, ku do të akomodimi ne hotel. Darka në hotel.

Dita e tretë: Ulqin–Ada Bojana-Tiranë
Mëngjesi në hotel. Pas mëngjesit vizitë në Ulqin, ku do të vizitojmë Kalanë e Ulqinit, Kullen e Balshajve, shëtitoren në plazh të vogël. Më pas shkojmë në Ada Bojana (derdhja e Lumit Buna) ku mund të konsumoni drekën me produkte të freskëta peshku. Pas dreke nisemi drejt Tiranës. Mbërritja në Tiranë rreth orës 21:00.

Në çmim përfshihet:
– Guidat sipas programit
– Transporti me autobus komod
– Akomodimi ne Hotel me 3*
– Mëngjesi dhe darka në hotel.

Në çmim nuk përfshihet:
– Gjithcka që nuk është përmendur në këtë program.
– Hyrjet në monumente dhe muzeume. (Citadela Budva 2.5 Euro, Shëtitjet me anije në Kotor 5 Euro)
– Siguracioni jetës në udhëtim

Pagesat e fëmijeve:
0 – 2 Vjeç (Falas)
2 – 11 Vjeç (70% të shumës)
Mbi 11 Vjeç – Pagesë e plotë

#Shënim
-Akomodimi në dhomë Teke (single) ka pagesë ekstra në varesi të hoteleve ku qëndrohet.
-Nëse krevati nuk do të jetë dopjo , do të jenë dy krevatë tek të bashkuar.
-Për realizimin e ketij udhëtimi numri minimal i pjesëmarrësve është 20 (njëzet)
-Në rast anullimi të udhëtimit klienti njoftohet 3 ditë para.
-Për rezervim, mund të paguani 50% të shumës tani, ndersa pagesën e plotë deri në 7 ditë para nisjes.
-Në rast anullimi nga klienti pagesa e bërë është e pakthyeshme.
-Agjencia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sië janë mungesë dokumentacioni, espuls, etj.

Photos
Matias Travel | Office
en_USEnglish
sqShqip en_USEnglish
WhatsApp chat