2 – 5 Janar në Stamboll, 119€

Price
From€119
Price
From€119
2 January, 2020
Room 1 :
Room 1 :
* Please select all required fields to proceed to the next step.

Proceed Booking

Save To Wish List

Adding item to wishlist requires an account

433
Tour Details

2 – 5 Janar në Stamboll – 119€

 

Dita 1: Tiranë – Stamboll
Nisja nga Tirana në orën 00:30 në drejtim të pikës kufitare të Kapshticës. Ndalesa të shkurtra gjatë rrugës. Pas kryerjes së formaliteteve kufitare nisemi në drejtim të Selanikut. Vizitë qytetit të Selanikut Kulla e Bardhë, Sheshi Aristoteli, Sheshin e Aleksanderit te Madh, Cadrat ku qëndrohet rreth 2 orë. Ndalesa gjatë rrugës për pushime dhe konsumin e drekës , vazhdojmë udhëtimin drejt Stambollit.  Akomodimi në hotel rreth mbrëmjes.

Dita 2: Stamboll
Mëngjesi në hotel. – Rreth orës 9:30 fillojmë turin e vizitave në Akuariumin e Stambollit, Muzeu Historik Panorama 1453 , Dollmabahçe (Sarajet e Reja të Sulltanit), shëtitje me anije në kanalin e Bosforit, ku shikojmë urën e Bosforit , urën “Sulltan Fatih Mehmet”, më pas nën sugjerim e guidës rreth orës 21:00, mbrëmja në lokalet me harem ose Turkish Show ku përfshihet dhe darka (e përshtatshme për të gjitha moshat).

Dita 3: Stamboll
Mëngjesi në hotel. – Pas mëngjesit rreth orës 9:30, nisim turin e vizitave në Stamboll dhe i drejtohemi pikave më të bukura të këtij qyteti nga Hipodromi, Xhamia Blu, Kisha e Shën Sofisë me madhështoria në botën Ortodokse, Sarajet e Sulltanit (Top Kapi). Kohë e lirë në Grand Bazar deri në orën 16:30, më pas rreth orës 17:00 nisja drejt Sheshit Taksim dhe Shëtitorja që lidhet me Kullën e Gallatës (Shëtitorja është më e vizituara në Stamboll) ku qëndrohet rreth 2 orë. Më pas akomodimi në hotel në Stamboll.

Dita 4: Stamboll – Tiranë
Mëngjesi në hotel ora 5-6. – Pastaj nisemi për Tiranë rreth orës 6:00. Ndalesa të shkurtra gjatë rrugës. Mbërritja në Tiranë në orët e darkës.

Në çmim përfshihet:
1. Udhëtimi me autobus
2. Akomodim në hotel
3. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
4. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.

Në çmim nuk përfshihet:
1. Gjithcka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.

Cmime te peraferta: (Sarajet e Sulltanit 10 Euro, Kisha e Shen Sofise 10 Euro, Kulla e Gallatës 6 euro, Shetitja me Anije 7 Euro, Akuariumi 99 Lira Turke, Muzeu i Luftes 4 Euro, Turkish Show 25 Euro )
3.Siguracioni jetes ne udhetim

#Shënim
-Fëmijët nga 0 deri në 2.9 falas.
-Nga 3 vjec deri në 6.9, 50% të shumës.
-Femijët nga 7 deri në 10.9 vjec paguajnë 70% të vlerës së paketës.
-Akomodimi në dhomë Teke (single) ka pagesë ekstra në varesi të hoteleve ku qëndrohet.
-Nëse krevati nuk do të jetë dopio , do të jenë dy krevatë tek të bashkuar.
-Për realizimin e ketij udhëtimi numri minimal i pjesëmarrësve është 20 (njëzet)
-Në rast anullimi të udhëtimit klienti njoftohet 3 ditë para.
-Për rezervim, mund të paguani 50% të shumës tani, ndersa pagesën e plotë deri në 7 ditë para nisjes.
-Në rast anullimi nga klienti pagesa e bërë është e pakthyeshme nëse është bërë 48 orë para nisjes.
-Agjencia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme si përshembull: mungesë dokumentacioni, espuls.. etj.

Photos
Matias Travel | Office
en_USEnglish
sqShqip en_USEnglish
WhatsApp chat