Kolashin, 3 ditë – 109€

Çmimi
Çmimi
Vetëm 109€
Ruaje Te Të Preferuarat

Që të shtoni një tur te të preferuarat duhet të regjistroheni.

4029
Detajet e Turit

Ski në Kolashin (Tur në Budva dhe Kotor)

Hotel ‘Voco’ me 5 yje

Çmimi: 109€ / personi (transport + guidë)

—————————————————————-

DATAT: 

14 – 16 Shkurt – Çmimi: 109€ / person (Mbrëmje Festive)

17 – 19 Janar – Çmimi: 109€ / person

24 – 26 Janar – Çmimi: 109€ / person

 

31 JANAR – 2 Shkurt – Çmimi: 109€ / person

7 – 9 Shkurt – Çmimi: 109€ / person

14 – 16 Shkurt – Çmimi: 109€ / person

21 – 23 Shkurt – Çmimi: 109€ / person

28 Shkurt – 1 Mars – Çmimi: 109€ / person

—————————————————————————————–

 

DITA E PARE: Ujevara e Niagares – Podgorice – Delta City shopping
Nisja nga Tirana ne oren 07:00. Ndalese gjate rruges per te konsumuar megjesin. Kalimi ne piken doganore Hani i Hotit. Pas doganes do bejme nje ndalese ne Ujvaren e Niagares (Podgorice).
Pas vizites ne Ujevaren e Niagares vazhdim i udhetimit per ne Podgorice ne qendren tregtare Delta City (me e madhja ne Malin e Zi). Kohe e lire per te konsumuar dreken ne restorantet e shumte dhe per te bere shopping. Akomodimi ne Hotel & Spa 5 yje ne Podgorices. Kohe e lire per te pushuar dhe per te perdorur Wellnes e hotelit si pishina , jakuzzi dhe palestren.
Darka shtrohet buffe e hapur ne restorantin e hotelit, ku ju mund te konsumoni cfare te deshironi. Pas darka e lire te frekuentoni klubet e nates te qytetit ne afersi te hotelit.

 

DITA E DYTE: SKI NE KOLASHIN
Mengjesi ne hotel (bufe e hapur). Pas mengjesit nisemi drejt Kolashines. Mberritja ne Kolashine. Kohe e lire per te bere Ski dhe per te konsumuar dreken ne restorantet e zones.
PISTA E SKIJIMIT NE KOLASHIN konsiderohet si me e madhja ne Malin e Zi, duke zoteruar 14 km hapsire per skijim te ndara ne pista te ndryshme skijimit sipas kategorive te veshtiresise.
Gjithashtu ndodhen edhe 6 teleferik per tu zhvendosur ne pistat e shumta te Kolashinit. Pas drekes, rreth ores 15:30 nisemi drej Podgorices. Kohe e lire per te perdorur pishina, jacuzzi. Darka ne hotel.

 

DITA E TRETE: BUDVA – KOTOR – SHEN STEFAN

Mengjesi ne hotel. Pas mengjesit vazhdojme rrugen drejt qytetit te Kotorit ku do te vizitojme Portin e Jahteve, Qytetin e Vjeter, Kishat dhe Monumentet kryesore te qytetit.
Pas vizites ne Kotor, nisemi drejt qytetit te Budves, ku do te vizitojme: Qytetin e Vjeter, Portin e Jahteve, Kercimtaren e Budves. Pas vizites ne Budva nisemi drejt Tiranes. Ndalesa te shkrutra gjate rruges. Mberritja ne Tirane.

Ne cmim përfshihet:
1) Akomodimin ne Hotel Voco 5* ne Podgorice
2) Mengjesi dhe Darka te cilat shtrohen buffe e hapur ne restorantin e hotelit.
3) Perdorimi i qendres SPA (jakuzzi, banjo turke, sauna) dhe perdorimi i palestres.
4) Guida gjate vendeve qe do te vizitojme.

5) Transporti me autobus komod.

 

Ne cmim nuk përfshihet:2) Pijet gjatë vakteve ushqimore.
3) Pajisjet e skive dhe shëtitjet me teleferik.
4) Hyrjet nëpër monumente ose muzeume.

 

#Shënim
-Fëmijët nga 0 deri në 1.9 falas.
-Nga 3 vjec deri në 6.9, 50% të shumës.
-Femijët nga 7 deri në 10.9 vjec paguajnë 70% të vlerës së paketës.
-Akomodimi në dhomë Teke (single) ka pagesë ekstra në varesi të hoteleve ku qëndrohet.
-Nëse krevati nuk do të jetë dopio , do të jenë dy krevatë tek të bashkuar.
-Për realizimin e ketij udhëtimi numri minimal i pjesëmarrësve është 20 (njëzet)
-Në rast anullimi të udhëtimit klienti njoftohet 3 ditë para.
-Për rezervim, mund të paguani 50% të shumës tani, ndersa pagesën e plotë deri në 7 ditë para nisjes.
-Në rast anullimi nga klienti pagesa e bërë është e pakthyeshme nëse është bërë 48 orë para nisjes.
-Agjencia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme si përshembull: mungesë dokumentacioni, espuls.. etj.

Foto
Zyra | Matias Travel
sqShqip
en_USEnglish sqShqip
WhatsApp chat