Logohu te Matias Travel

Regjistrohu

Me një llogari te Matias Travel ju do të keni mundësi të shikoni të gjitha udhëtimet & faturat dhe rezervimet e kryera në kohë reale!
Emri (username)*
Fjalëkalimi*
Përsërit fjalëkalimin e ri*
Emri*
Mbiemri*
Email*
Telefoni*
Shteti*
* Duke krijuar një llogari ju jeni dakortë me kushtet e përdorimit.

13 Shtator – Sarajevë Mostar Medjugore – 99€

Çmimi
Fillon nga€99
Çmimi
Fillon nga€99
Ky tur nuk pranon pagesa online.

Vazhdo Rezervimin

Ruaje Te Të Preferuarat

Që të shtoni një tur te të preferuarat duhet të regjistroheni.

3995
Detajet e Turit

Udhëtim 3 ditor në Sarajevë Mostar Medjugore –  99 Euro

Data e udhëtimit:  

13 – 15 Shtator

27 – 29 Shtator

——————-

11 – 13 Tetor

25 – 27 Tetor

 

Dita e Parë:
Nisja nga Tirana në orën 05:00. Kalimi nga pika doganore e Hanit të Hotit. Kalimi nëpërmjet Nikshic, Trebinje. Pushim i shkurtër gjatë rrugës. Pas këtij pushimi do të nisemi në drejtim të territorit Boshnjak. Vazhdojmë rrugën drejt qytetit të Sarajevës. Mbërritja në Sarajevë dhe akomodimi në hotel. Darka ne hotel.

Dita e Dytë:
Mëngjesi në hotel. Pas mëngjesit nisemi drejt Vrelo Bosna ose Mushkeritë e Sarajevës.(pagesë extra 1 euro). Nisemi drejt qëndrës historike të qytetit Bascarsia ku do të vizitojmë: Ura Latine, Vijesnica, Pedonalja Ferhadija si dhe pikat kryesore të qytetit. Vizitë në Parkun e Madh të Ilidzes, në Pedonalen Velika Aleja, ish Rezidencat e Arkidukeve Austriake. Kthimi në hotel dhe shfrytezimi i ambienteve të hotelit. Darka në hotel.

Dita e tretë:
Mëngjesi në hotel. Nisemi drejt Mostarit ku do të kemi mundësinë të shohim Urën e famshme të Mostarit, rrugën e dyqaneve të mjeshtërve të vjetër, Xhaminë e Madhe dhe Katedralen e Betontë të Mostarit (e vetmja në botë). Pas vizitave në Mostar nisemi drejt Medjugores. Kohë në dispozicion për të vizituar Kishën Shën Jakovi, Kisha kryesore e qytetit. Pas vizitave në Medjugore nisemi drejt Tiranës. Ndalesa të shkurtra gjatë rrugës. Mberritja në Tiranë.

Në çmim përfshihet:
-Udhëtim me autobus komod vajtje ardhje.
-Akomodimi në Hotel për 2 netë qëndrimi.
-Mëngjeset dhe darkat.
-Shoqërues shqiptar gjatë gjithë udhëtimit.
Në çmim nuk përfshihet:
-Kërkesat ekstra jashtë programit.
-Siguracioni i shëndetit në udhëtim
-Vizita tek kryqi në Medjugorje me transportin tonë, lëvizje individuale.

Fëmijet:
– Nga 0-2 vjeç janë falas;
– Nga 2-12 vjeç, nëse akomodohet në dhomë me 2 të rritur, perfiton 20 Euro zbritje;
– Mbi 12 vjeç paguan si i rritur.
– Nese nuk i ka mbushur 18 vjeç dhe udhëton me njerin ose asnjërin nga prindërit, i duhet patjetër prokurë e noterizuar.

#Shënim
-Akomodimi në dhomë Teke (single) ka pagesë ekstra në varesi të hoteleve ku qëndrohet.
-Nëse krevati nuk do të jetë dopjo , do të jenë dy krevatë tek të bashkuar.
-Për realizimin e ketij udhëtimi numri minimal i pjesëmarrësve është 20 (njëzet)
-Në rast anullimi të udhëtimit klienti njoftohet 3 ditë para.
-Për rezervim, mund të paguani 50% të shumës tani, ndersa pagesën e plotë deri në 7 ditë para nisjes.
-Në rast anullimi nga klienti pagesa e bërë është e pakthyeshme.
-Agjencia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sië janë mungesë dokumentacioni, espuls, etj.


Whatsapp                     Whatsapp

Foto
Zyra | Matias Travel
sqShqip
en_USEnglish sqShqip
WhatsApp chat