Logohu te Matias Travel

Regjistrohu

Me një llogari te Matias Travel ju do të keni mundësi të shikoni të gjitha udhëtimet & faturat dhe rezervimet e kryera në kohë reale!
Emri (username)*
Fjalëkalimi*
Përsërit fjalëkalimin e ri*
Emri*
Mbiemri*
Email*
Telefoni*
Shteti*
* Duke krijuar një llogari ju jeni dakortë me kushtet e përdorimit.

5 ditë / 5 plazhe në Mal të Zi – 179€

Çmimi
Fillon nga€179
Çmimi
Fillon nga€179
Ky tur nuk pranon pagesa online.

Vazhdo Rezervimin

Ruaje Te Të Preferuarat

Që të shtoni një tur te të preferuarat duhet të regjistroheni.

11174
Detajet e Turit

Udhëtim 5 ditor në Malin e Zi 

Duke filluar nga 179 Euro

Datat e udhëtimit :

Maj Qershor Korrik Gusht
19 – 23  179€
23 – 27 179€
27 – 31  179€
31 Gusht – 4 Shtator 179€

 

5 ditë / 5 plazhe në Budva – Ulqin – Ploce – Shën Stefan – Havana Beach – Jaz – Hawai Beach

Dita e pare:
Nisja nga Tirana në orën 07:00 të mëngjesit. Kalimi i pikës kufitare Murriqan. Plazh në Valdanos, i cilësuar si një nga plazhet më të bukura të qytetit të Ulqinit. Mundësi argetimi Scuba Diving. Kthimi në hotel, darka në hotel. Pas darke sipas dëshires argetim në Clubet e Natës të Ulqinit (dalja në darkë bëhet individualisht)

Dita e dytë :
Pas konsumimit të mëngjesit nisemi drejt plazhit të Jazit. Ndalesë panoramike në Shën Stefan për foto. Plazh në Jaz Beach ( i cilësuar si plazhi ku organizohen koncertet me muzike live gjatë verës). Plazhi ofron sporte të ndryshme ujore si mundesia më e mirë e argetimit. Nisemi drejt Ulqinit. Darka në hotel. Pas darke të shoqëruar nga guida argëtim në Clubet e natës të Ulqinit.

Dita e tretë:
Mëngjesi në hotel. Pas mëngjesit nisemi drejt Budvës, vizitë qytetit të Budvës, Portin e Jahteve, Qytetin e Vjetër, Kercimtaren e Budvës. Plazh në Ploce Beach. Mundesi argëtimi Parascending ku mund të shikoni plazhet dhe qytetin e Budvës nga sipër. Nisemi drejt Ulqinit. Darka në hotel. Pas darke sipas dëshires argëtim në Clubet e Natës të Ulqinit. (Dalja në darkë behët në mënyrë individuale)

Dita e katërt:
Mëngjesi në hotel. Pas mëngjesit nisemi drejt qytetit të Budvës. Plazh në Ishullin Hawai. Shëtitje me anije. Mundësi argetimi Bungee Jumping. Nisemi drejt Ulqinit. Darka në Hotel. Pas darkë sipas dëshirës argetim në Clubet e Natës të Ulqinit. (Dalja në darkë behët në mënyrë individuale)

Dita e pestë:
Mëngjesi në hotel. Kohë e lirë për plazh në Havana Beach. Mundësi argetimi Kit Surf. Nisja drejt Tirans.

Në çmim përfshihet:
-Guidat sipas programit
-Transporti me autobus komod
-Akomodimi në Hotel me 3* pranë Plazhit të Madh në Ulqin
-Mengjesi dhe darka

Pagesat e femijëve:
0 – 2 Vjeç (Falas)
2 – 11 Vjeç (70% të shumës)
Mbi 11 vjeç – Pagesë e plotë

#Shënim
-Akomodimi në dhomë Teke (single) ka pagesë ekstra në varesi të hoteleve ku qëndrohet.
-Nëse krevati nuk do të jetë dopjo , do të jenë dy krevatë tek të bashkuar.
-Për realizimin e ketij udhëtimi numri minimal i pjesëmarrësve është 20 (njëzet)
-Në rast anullimi të udhëtimit klienti njoftohet 3 ditë para.
-Për rezervim, mund të paguani 50% të shumës tani, ndersa pagesën e plotë deri në 7 ditë para nisjes.
-Në rast anullimi nga klienti pagesa e bërë është e pakthyeshme.
-Agjencia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sië janë mungesë dokumentacioni, espuls, etj.


Whatsapp                     Whatsapp

Foto
Zyra | Matias Travel
sqShqip
en_USEnglish sqShqip
WhatsApp chat