General

Krishtlindjet ne Prage: 22 – 27 Dhjetor

Cmimi : 229 Euro/personi

Vizitohet : Split – Zagreb – Graz – Viena – Prage – Bern- Zadar

Dita e Parë : Tirane – Split – Zagreb

Nisja në oren 03:00 nga Tirana tek Stadiumi Dinamo. Pas kryerjes së veprimeve doganore kufitare në Muriqan, vazhdimi i udhëtimit gjatë rivieres së Malit të Zi. Vazhdimi i udhetimit për në Herceg Novi, ku me traget do të kalohet Gjiri i Kotorrit. Vazhdohet udhëtimi me autobus në territorin Kroat, ndalese e shkruter tek Ura Franjo Tujman. Nisemi drejt Splitit ku do te vizitojme Ish Residencen e Perandorit Romak Dioklitit, shetitoren e qytetit Riva etj. Vazhdon udhëtimi për në Zagreb. Ndalesa të shkurtra gjatë rrugës. Mbërritja dhe akomodimi ne hotel ne Zagreb.

Dita e Dytë: Zagreb – Graz – Viene

Mëngjesi në Hotel. Vazhdojme turin ku vizitohet kryeqyteti Kroat me monumentet historike të tij si lagja Kaptol ku gjendet Katedralja e Zagrebit, Sheshin Ban Jelacic etj. Vazhdimi i udhëtimit në territorin Austriak. Ndalese e shkurter ne qytetin e Gracit ku do te vizitojme Operen e Gracit, Parlamentin e Landit te Styrias, Rathouse, Galeria e Arteve te Bukura, Platforma Murinsel etj. Vazhdojme udhetimin drejt Vienes. Mberritja dhe akomodimi ne hotel ne Viene.

Dita e Tretë: Viene – Prage

Mëngjesi në Hotel. Pas mengjesit vizitë me guidë ne dispozicion në pikat turistike më të bukura të Vienës, si: Muzeu i Arteve të Bukura, Opera e Vienës, Parlamenti, Bashkia e Qytetit, Muzeu Kryesor, Pallati Schonbrunn – Residenca e meparshme verore e familjes së Hasburgeve, Belvedere , Universitetin Kryesor, Teatrin Kombëtar dhe Kishën Kushtimore, Holfburg – Residenca 600 vjecare e Hasburgëve. Nisja per ne Pragë. Mbërritja dhe akomodimi ne hotel ne Prage.

Dita e Katërt : Prage –

Mëngjesi në hotel. Pa mengjesit nisim turin e vizitave ne Prage ku do te vizitojme Keshtjella e Prages, Katedralja e Shen Vitos, Pallati Mbreteror Bohemia, Ora Astronomike, Rruga e Florinjte, Sheshi i ri i qytetit Vaslav, Pallati Presidencial, Lagjia e Vogel Malastrana si dhe Uren e Karlit IV. Pasdite kohe e lire per shoping ne Qendren Tregtare me te madhe te qytetit. Akomodimi ne hotel ne Prage.

Dita e Pestë : Prage – Bern- Zagreb

Mëngjesi në Hotel. Pas mengjesit nisemi drejt Bern. Vizite e shkurter ne qendren historike kulturore te qytetit. Nisemi drejt Zagrebit. Mberritja dhe akomodimi ne hotel ne Zagreb.

Dita e Gjashte : Zagreb – Zadar – Tirane

Mëngjesi ne Hotel. Pas mengjesit nisemi drejt qytetit te Zadarit ku do te vizitojme Sheshin e Ri te qytetit dhe Sheshin e Vjeter te Stilit Romak, Tingujt e Valeve te Detit dhe Platforma Diellore. Nisja drejt Tiranes me ndalesa te shkurtra gjate rruges. Mberritja ne Tirane ne darke.

Në pagesë përfshihen:
1. Udhëtimi me autobus
2. Akomodim në hotele 3* – 4*
3. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
4. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.

Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithcka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume. (Schonbrunn 17 Euro, Muzeu i Mbretereshe Elizabetes (Sisi) 13 Euro )
3.Siguracioni jetes ne udhetim

#SHENIM

► Akomodimi ne dhome Teke (single) ka pagese extra ne varesi te hoteleve ku qendrohet.

► Nese krevati nuk do te jete dopjo , do te jene dy krevat teke te bashkuar.

► Per rezervim, mund te paguani 30% te shumes tani, ndersa pagesen e plote deri 7 dite para nisjes.

► Pagesa e bere eshte e pakthyeshme.

► Agjensia nuk mban pergjegjesi per personat e kthyer nga policia per arsye te ndryshme sic jane mungese dokumentacioni, espuls, etj.

Per rezervime: +355 69 99 61 122 / +355 68 33 33 887