General

Tur tre ditor ne Rivieren e Malit te Zi 65 Euro/personi

Hotel Llolla 3* – 65 Euro/personi
Hotel Continental 4* – 75 euro/personi

Festat e Nentorit: 24 – 26 Nentor ; 27 – 29 Nentor

Vizitohet: Budva, Shen Stefan , Ulqin, Tivat, Perast, Kotor , Ada Bojana

Dita e pare: Tirane – Budva – Ulqin

Nisja nga Tirana ne oren 07:00. Ndalese ne piken doganore Muriqan per kryerjen e procedurave doganore. Pas doganes ndalojme per te konsumuar mengjesin. Nisemi drejt ishullit te njohur Shen Stefan. Ndalesa e radhes do te jete ne qytetin e Budves. Ne Budva do te vizitojme Kercimtaren e Budves, Qytetin e Vjeter, Citadelen, Portin e Jahteve. Pas vizitave ne Budva nisemi ne Ulqin. Akomodimi ne Hotel ne Ulqin. Darka ne hotel.

Dita e dyte: Tivat – Perast – Kotor – Ulqin

Mengjesi ne hotel. Pas mengjesit nisemi drejt qytetit te Tivatit. Qyteti i Tivatit cilesohet si me moderni ne Mal te Zi. Aty ndodhet Porti me luxos i Jahteve ne Ballkan Porto Montenegro. Pas vizites ne Tivat do te marrim tragetin per te kaluar ne Hercegnovi (E perfshire ne cmim). Do te pershkojme ne rruge toksore Gjirin e Kotorit , nje nga atraksionet me te medha ne Malin e Zi. Ndalese ne Perast, ku do te marrim anijen qe na con ne Ishullin Lady of Rock (Pagese extra 5 euro/personi. Cmimi ne grup 3 euro). Nisemi drejt qytetit te Kotorit ku do te viziojme Qytetin e Vjeter, Portin e Jahteve. Pas vizitave nisemi drejt Ulqinit. Akomodimi ne hotel ne Ulqin. Darka ne Hotel.

Dita e trete: Ulqin – Budva – Tirane

Mengjesi ne hotel. Pas mengjesit vizite ne Ulqin, ku do te vizitojme Kalane e Ulqinit, Kullen e Balshajve, shetitoren ne Plazh te vogel. Me pas shkojme ne Ada Bojana (derdhja e Lumit Buna) ku mund te konsumoni dreken me produkte te fresketa peshku. Pas dreke nisemi drejt Tirane. Mberritja ne Tirane rreth oren 21:00.

Ne cmim perfshihet:
• Guidat sipas programit
• Transporti me autobus komod
• Akomodimi ne Hotel 3* – 4* Ulqin
• Mengjesi dhe darka

Pagesat e femijeve:
0 – 2 Vjec (Falas)
2 – 11 Vjec (70% te shumes)
Mbi 11 vjec – Pagese e plote

Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithcka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume. ( Citadela Budva 2.5 Euro, Shetitje me anije Kotor 5 Euro)
3.Siguracioni jetes ne udhetim

#SHENIM

► Akomodimi ne dhome Teke (single) ka pagese extra ne varesi te hoteleve ku qendrohet.

► Nese krevati nuk do te jete dopjo , do te jene dy krevat teke te bashkuar.

► Per rezervim, mund te paguani 30% te shumes tani, ndersa pagesen e plote deri 7 dite para nisjes.

► Pagesa e bere eshte e pakthyeshme.

► Agjensia nuk mban pergjegjesi per personat e kthyer nga policia per arsye te ndryshme sic jane mungese dokumentacioni, espuls, etj.

Per rezervime: +355 69 99 61 122 / +355 68 33 33 887