General

Udhetim 8 ditor: 10 – 17 Tetor 399 euro/personi

Festat e Nentorit : 22 – 29 Nentor

Vizitohen: Ljubjane – Bled – Mynih – Paris – Lucerne- Milano – Venezia

Dita e Parë: Tirane – Ljubjane

Nisja në orën 01:00 nga Tirana tek Stadiumi Dinamo. Pas kryerjes së veprimeve doganore në Muriqan, vazhdimi i udhëtimit drejt territorit kroat ku pergjate rruges do te pershkojme Rivieren e Malit të Zi. Pushime te shkurtra gjate rruges. Akomodimi ne hotel ne Ljubjane.

Dita e Dytë: Ljubjane – Bled – Salzburg

Mëngjesi në Hotel. Nisim turin e vizitave ne Ljubjane ku do te vizitojme qendren historike te qytetit. Nisemi drejt Liqenit te Bledit i cilesuar si nje nga pikat me te bukura turistike te ballkanit ku do te behet nje pushim i shkurter. Vazhdimi i udhëtimit për në Salzburg. Mberritja dhe akomodimi ne hotel. Ne varesi te kohes se mberritjes mundesi per te vizituar qendren historike te qytetit.

Dita e Tretë: Salzburg – Mynih – Paris

Mëngjesi në Hotel. Pas mengjesit nisemi drejt qytetit te Mynih. Fillojme turin e vizitave Muzeu i Arteve të Pinakotheken, Hofbrauhaus-i i famshëm, Teatri Kombëtar, Pallati Mbretëror, Marienplatz, Viktualien Market, Stadiumi Allianz Arena, Sheshet Olimpike, ku gjenden Muzeumi i BMW, Kulla Olimpike 290 metra e lartë etj. Nisemi drejt Parisit. Ndalesa të shkurtra gjatë udhëtimit. Mberritja në Paris. Sistemimi dhe fjetja në hotel ne Paris.

Dita e Katërt: Paris

Mëngjesi në hotel. Fillojme turin e madh te Parisit. Vizitohen: Harku i Triumfit, Shëtitje në Avenynë e famshme të Champs Elysées, Place de la Conocorde, Assamble Nationale, Pallati Invalideve, Varri Napoleonit, Kopshti Tyilerive, Muzeu i Luvrit. Akomodimi ne hotel ne Paris.

Dita e Pestë: Paris

Mëngjesi në Hotel. Vizitë në: Panteoni, Kopshtet e Luxemburgut, Katedralja Notre Dame, Sheshi Bastille, Opera, Tour Eiffel, Kisha St.Germain De Pres. Opsionale vizite ne parkun me te famshem te lojrave Disneyland. Akomodimi ne hotel ne Paris.

Dita e Gjashtë: Paris – Lucerne – Milano

Mëngjesi në Hotel. Nisja nga Parisi në mëngjes herët për në Lucerne, në Zvicër. Mbërritje në Lucerne gjatë mesditës, ku do të qëndrojmë për rreth 1 orë për të bërë një vizitë të shkurtër. Nisja per ne Milano. Mberritja dhe akomodimi ne hotel ne Milano.

Dita e Shtatë: Milano – Venezia – Opatija

Mëngjesi në Hotel. Nisim turin e vizitave, ku do te vizitojme Piazza Duomo, Pallazo Sforcesco, Galleria Vitorio Emanueli, Teatri La Scala etj. Pas vizitave ne Milano do te vizitojme dhe qytetin e Venezias (Extra 20 Euro personi taksa e qytetit). Nisemi drejt Opatijes (Kroaci). Ndalesa te shkurtra gjate rruges. Akomodimi ne Hotel ne Opatija.

Dita e Tete: Opatija – Tirane

Mengjesi ne hotel. Pas mengjesit nisemi drejt Tiranes. Ndalesa te shkurtra gjate rruges. Mberritja ne Tirane.

Në pagesë përfshihen:
1. Udhëtimi me autobus
2. Akomodim në hotele 3* – 4*
3. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
4. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.

Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithcka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume. (Kosto 20 Euro Pallatet e Versajes, 13 Euro Muzeu i Luvrit, 17 Euro Kulla Eiffel)
3. Udhëtimi dhe Hyrja në Disneyland.
4.Siguracioni jetes ne udhetim

#SHENIM

► Akomodimi ne dhome Teke (single) ka pagese extra ne varesi te hoteleve ku qendrohet.

► Nese krevati nuk do te jete dopjo , do te jene dy krevat teke te bashkuar.

► Per rezervim, mund te paguani 30% te shumes tani, ndersa pagesen e plote deri 7 dite para nisjes.

► Pagesa e bere eshte e pakthyeshme.

► Agjensia nuk mban pergjegjesi per personat e kthyer nga policia per arsye te ndryshme sic jane mungese dokumentacioni, espuls, etj.

Kontakto: +355 69 99 611 22 ; +355 68 3333 887

Tur i konfirmuar

Kliko meposhte per te rezervuar turin.

Rezervo tani