General

TIRANE – BUDVA – DUBROVNIK – CAVTAT – KOTORR – TIRANE

Hotel Adria 4* – 99 Euro/personi

Muaji Nentor: 3 – 5 ; 10 – 12 ; 17 – 19 ; 24 – 26

Dita 1: Tirane – Budva – Dubrovnik

Nisja ne oren 06:00 te mengjesit. Pas kalimit te pikes doganore Murriqan, ndalese per te konsumuar mengjesin. I drejtohemi Budves (qyteti me turistik i bregdetit te Malit te Zi, atje mund te shikoni Kalane e Qytetit te Vjeter dhe Portin e qytetit pjese te cilat priten te behen pjese e pasurive historike te UNESCO-s. ( Kemi mundesi te drekojme ne menyre fakultative Sugjerimi yne do jete gjithmone i pranishem). Pas ketij pushimi te kendshem, drejtimin do ta marrim per ne kufirin Kroat, ku perpara do te kemi mundesi te lundrojme me traget ne Qytetin e Hercegnovit. Pas procedurave te kufirit Kroat, i drejtohemi qytetit te Dubrovnikut. Darka dhe Akomodimi ne hotel.

Dita 2: Dubrovnik

DUBROVNIK. Pas mengjesit ne hotel  fillojme vizitat ne qytetin e vjeter te Dubrovnikut. Ai cilesohet si nje nga perlat e Adriatikut.  Raguza ka qene gjithmone ure komunikimi per Europen. Qyteti eshte pjese e Trashegimive Kulturore te UNESCO-s. Vizita perfshin: Manastirin Francescan & Domenican. Porta e Piles dhe Ujembledhesin  Onofrio,  Farmacia e Vjeter, Shetitorja kryesore e qytetit Stradun, Katedralja e qytetit ( Katedralja e St. Blaise, shenjtorit te Dubrovnikut do te jete nje eksperience e bukur per viziten tuaj), Pallati i Dukes, Kulla e Sahatit, Statujen e Heroit Orlando dhe Shkrimtarit Marin Drizic, Kullen e Mincetes. Portin e Qytetit.Me pas do te vizitojme Uren Tudjman e cila eshte ndertuar per nder te Presidentit te pare Kroat, Franjo Tudjman, gjate viteve 1999 – 2001. Pasdite kohe e lire per Shopping. Darka dhe Akomodimi ne hotel.

Dita 3: Dubrovnik – Cavtat – Kotor – Tirane

Mengjesi ne hotel. Pas mengjesit ne hotel nisemi per te vizituar qytetin e Cavtatit. Aty do te keni mundesi te shijoni bukurite ne brigjet e shetitores kryesore te ketij qyteti, ne te cilen gjenden shume lokale dhe dyqane me Souvenire. Me pas drejtohemi per ne doganen Kroate per te vazhduar me procedurat e kalimit te kufirit. Pas procedurave te kufirit Kroat nisemi drejt  Kotorrit. Vizite panoramike ne Kotorr: Kotorri eshte pjese e Trashegimive Kulturore te UNESCO-s.  Aty do kemi mundesite shohim Katedralen e St. Triphonit dhe Kishen e St. Nicolas si edhe pallatet e vjeter qe i kane rezistuar kohes. Me pas nisemi per ne Muriqan per te vazhduar me procedurat e kalimit te kufirt Shqiptar.

Në pagesë përfshihen:
1. Udhëtimi me autobus
2. Akomodim në hotele Adria 4*
3. Mëngjesi dhe darka.
4. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
5. Pishina, Fitness, Wi-Fi

Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithcka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
3.Siguracioni jetes ne udhetim

#SHENIM

► Akomodimi ne dhome Teke (single) ka pagese extra ne varesi te hoteleve ku qendrohet.

► Nese krevati nuk do te jete dopjo , do te jene dy krevat teke te bashkuar.

► Per rezervim, mund te paguani 30% te shumes tani, ndersa pagesen e plote deri 7 dite para nisjes.

► Pagesa e bere eshte e pakthyeshme.

► Agjensia nuk mban pergjegjesi per personat e kthyer nga policia per arsye te ndryshme sic jane mungese dokumentacioni, espuls, etj.

Per rezervime: +355 69 99 61 122 / +355 68 33 33 887